Futboll Kombëtarja Sport

FUNDI I “EPOKËS PANUCCI”/ Balaj beson: Do bëjmë çdo gjë për të marrë rezultatin…

Një ditë pas ndeshjes kundër Turqisë kombëtarja shqiptare mundohet të gjejë qetësi dhe të vijojë punën normalisht, edhe pse natyrisht pushimi nga puna i trajnerit Christian Panucci ka tronditur keq një ambient që kishte kohë që vlonte.

Për të respektuar programin e paraqitur kohë më parë, FSHF ka vijuar normalisht punën me konferencat për shtyp dhe sot kanë dalë para mediave sulmuesit Bekim Balaj e Myrto Uzuni.

Sulmuesi shkodran nuk e ka përmendur fare trajnerin italian, që sot paradite është larguar nga Shqipëria: “Ne vazhdojmë punën, kemi një ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Vijmë pas një humbjeje dhe ndoshta është detyrim fitorja kundër Andorrës. Ndaj Turqisë ishte ndeshja e parë dhe luanim në shtëpi, ndaj ishte sfidë shumë e rëndësishme dhe më vjen keq që nuk i shpërblyem dot tifozët me një fitore.

E ardhmja: “Ishte vetëm ndeshja e parë. Rrugëtimi është shumë i gjatë dhe na duhet mbështetja e tifozëve dhe i të gjithëve, që të arrijmë objektivat që kemi në këto kualifikuese. Humbje në ndeshjen e parë, por dëshira ishte e madhe për të bërë mirë. Pjesën e parë ndoshta luajtëm edhe më mirë se turqit, nuk arritëm t’i finalizonim rastet që patëm. U dënuam në një moment ku më shumë ishte gabimi ynë, sesa meritë e Turqisë. Dëshira ishte e madhe për të marrë rezultat, por nuk arritëm ta shfaqnim, aq më shumë që golat i pësuam në momente kyçe të ndeshjes”.

Andorra javën e ardhshme: “Ndeshja me Andorrën është detyrim për ne. Obligim nuk do të thotë që është e lehtë për ne, por do të shkojmë atje dhe do bëjmë çdo gjë për të marrë rezultat pozitiv në atë ndeshje. Nuk ka rëndësi si e nisëm. Llogaritë bëhen me pikë dhe normal që lënia e pikëve na penalizoi. Rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte kundër Turqisë kemi fituar atje. Pretendojmë të fitojmë atje dhe ndaj ekipeve të tjera.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Aguero ngjit Cityn në krye, Abraham nuk mjafton për Chelsean

Delo.autor

SHKODRA E PIKËLLUAR PËR RRAGAMIN/ Reagon Vllaznia: Lamtumirë profesor

Delo.autor

LAÇI-KUKËSI/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, Malota realizon një SUPER GOL me kokë ndaj “Verilindorëve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment