Futboll Premier League Sport

FITOI 7 TITUJ RADHAZI ME JUVENTUSIN/ Zvicerani paralajmëron “Topçinjtë” : Dua të luaj më shumë në…

Përvojën te Juventusi e përfundoi në mënyrën më të mirë, me titullin e shtatë radhazi të fituar me bardhezinjtë. Në secilin prej tyre, Stephan Lichtsteiner ishte në gjendje të luante rolin e protagonistit absolut.

Lamtumira nga “Zonja e Vjetër” dhe nënshkrimi me Arsenalin dukej se skicoi një karrierë tjetër konkurruese, në një nga klubet më të mira europiane. Ose të paktën kështu u besua. Zvicerani ndërkombëtar, në fakt, gradualisht ka përfunduar në reservist te “topçinjtë” e Londrës, duke mos qenë pjesë e formacionit.

Nëse në Ligën e Europës ka pasur hapësirën e tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë në Premier League. Vetëm 12 paraqitje dhe asnjë thirrje për tri sfidat e fundit ndaj Bournemouth, Tottenham dhe Manchester United. Megjithatë, Lichtsteiner ishte në gjendje të ftohej në Zvicrën e Petkovic, prej nga foli në konferencë për shtyp mbi të ardhmen e tij:

Në moshën 35-vjeçare po luaj në një klub të madh dhe kjo thotë shumë për mua. Po diskutojmë rinovimin, por kemi nevojë të dyja palët që të jemi të lumtur. Unë jam në Londër, por duhet të luaj më shumë në funksion të Europianit. Nëse trajneri do të më thoshte se nuk kam më rëndësi, atëherë duhet të filloj të shqetësohem“.

Kontrata e Lichtsteiner me Arsenalin  do të përfundojë më 30 qershor, por ekziston mundësia që ajo të rinovohet. Shumë do të varet nga trajneri Unai Emery, nëse do ta aktivizojë zviceranin në këto javët e fundit.

Related posts

MË SEKSI SE KURRË/ Ja kush është modelja nga Malajzia që po “tërbon” fansat e sportit

F.autor

GJEN HAPSIRË NË EKIPIN KRYESOR TË REAL/ Talenti Vinisius JR i preferuari i Solarit

Isa.Autor

SUPERLIGA E TURQISË/ Muriqi: S’ka rëndësi nëse nuk shënoj, me rëndësi është fitorja

Delo.autor

Leave a Comment