Champions League Futboll Sport

DISFATA NDAJ LIVERPOOLIT/ Neuer: Ne nuk kishim fuqi në sulm, krijuam pak…

Drejtim, kontroll, rrotullim, finalizim. Ky është goli i bukur i Sadio Mane, që e shtyu Liverpool-in drejt fitores 3-1 ndaj bavarezëve në “Allianz Arena”, duke siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i “Reds” ishte “klinik” në ekzekutimin e tij, dha një tjetër dëshmi se Manuel Neuer nuk është në lartësinë e emrit.

Në minutën e 27-të, Neuer ishte “jashtë loje”. Duke u endur jashtë zonës, Mane e mashtroi bukur dhe e dërgoi topin në rrjetën e tij të zbrazët. Sidoqoftë, portieri Neuer e çliroi veten nga fajësia në intervistën që dha pas ndeshjes, duke treguar se dominoi aftësia e Mane mbi nxitimin e tij për të dalë nga porta.

Unë mund t’i kuptoj njerëzit, kur thonë se dalja ime ishte e gabuar, por Mane bëri me të vërtetë mirë, – tha portieri i Bayern Munich për “Sky Germany”. – Doja ta bllokoja Mane, por ai bëri një punë të shkëlqyer. Tentova ta mbyllja rrezen e tij, më pas bëri atë lëvizjen mashtruese me trup. Nuk e prisja që do ta kontrollonte topin aq mirë. Ishte e qartë që do të vendosesha në një situata një kundër një, kështu që vendosa që të dilja menjëherë”.

Në realitet, finalizimi i mirë pas një veprimi të mrekullueshëm i Mane ishte i mundur vetëm për shkak të vendimmarrjes së gabuar të Neuer. Ky i fundit nuk e konsideron fitore të pamerituar atë të “Reds”: Ne nuk kishim fuqi në sulm, krijuam pak raste për shënim. Pra, nuk e rrezikuam shumë kundërshtarin. Rezultati është i drejtë, edhe pse më dhemb ta pranoj. Nuk na mungonte motivimi, të gjithë mezi e prisnim këtë ndeshje. Pasi shkuam 1-1 duhej të kishim më shumë vetëbesim. Goli i Van Dijk na i preu këmbët”.

Related posts

SKANDALI/ Gruaja gjen ish-yllin e Realit në shtrat me shoqen e ngushtë, tani zbulohet se ajo e tradhtonte e para

Delo.autor

U pezullua në momentet e fundit, Idriz BATHA reagon pas triumfit të FLAMURTARIT (FOTO)

Isa.Autor

PROBLEME NË TENDINË/ Milani në ankth për titullarin e padiskutueshëm

F.autor

Leave a Comment