Shqipëri

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia-Tirana, plas grushti në fushë

Nuk ka nisur në mënyrën e duhur ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë midis Vllaznisë dhe Tiranës. Në minutën e 28-të të ndeshjes, lojtari Hoxhallari i Tiranës dhe Krymi i Vllaznisë janë përplasur me grushta me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye të dy lojtarët janë nxjerrë nga fusha e lojës. Kjo nuk është hera e parë që midis këtyre dey ekipeve me traditë në furbollin shqiptar ka fërkime të tilla. Kujtojmë që në ndeshje të tjera, qoftë në futboll apo edhe në basketboll, protagonistë janë bërë tifozët të cilët kanë arritur deri aty sa kanë çuar edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Momentalisht po luhet minuta e 65 dhe ndeshja është 1-0 për Vllazninë. Takimi i parë është mbyllur në favor të Tiranës me rezultatin 2-0.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Mesfushori Gjasula tregohet i sinqertë: Nuk e prisja ftesën e Kombëtares…

Delo.autor

KOMBËTARJA në krizë për tifozët, FSHF-ja surprizon me çmimet e biletave ndaj SKOCISË

Isa.Autor

BARAZIMI ME TEUTËN/ Daja: Arbitri na masakroi. Specialistët me 4 ndeshje nuk më japin dot mend

Isa.Autor

Leave a Comment