Futboll Premier League Sport

SLLOVAKU RIKTHEHET NË OBJEKTIVIN E “DJAJTË E KUQ”/ Zbulohen shifrat “STRATOSFERIKE” për blerjen e yllit e Interit…

Veç Real Madrid dhe Barcelonës, edhe Manchester United është përfolur në lidhje me interesimin për blerjen e mbrojtësit të Inter, Milan Skriniar, madje që në kohën kur në krye të pankinës së “Djajve të Kuq” ishte portugezi Jose Mourinho.

Tani, sipas raportimeve në mediat italiane, sllovaku është rikthyer sërish në objektivin e United, madje me një strategji konkrete ekonomike për blerjen e tij nga zikaltërit. Kështu, referuar “Tutto Mercato Web”, pas refuzimit të ofertës së zikaltërve prej 2.5 milionë euro në sezon, për të rinovuar kontratën me Skriniar, hyn në skenë oferta e anglezëve.

I njëjti burim mediatik ka konfirmuar se, Manchester United ka gati një ofertë prej € 85 milionë për të depozituar në arkën e Inter, në këmbim të kartonit të 24-vjeçarit, ndërkohë që ka përgatitur një kontratë 5-vjeçare për sllovakun me pagesë prej € 5 milionë në sezon për një total prej 25 milionë euro deri në 2024, për ta bindur të transferohet në “Old Trafford”.

Related posts

LIVERPOOL/ Fitime të mëdha nga titulli kampion

F.autor

“BISHA KUQEZI”/ Durmishaj hedh hap të madh në karrierë, FIRMOS me një klub GJIGAND

Isa.Autor

PO “SHPËRTHEN” TEK INTER/ Gjigantët e Premier League futen në garë për “Demin” Martinez, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment