Futboll Shqipëri Sport

Sërish “xixa” te Kukësi/ Reginaldo shtyn Cungun pas zëvendësimit (VIDEO)

Nuk kishte asnjë arsye se pse të ndodhte, por ndodhi! Sulmuesi i Kukësit, Artur Reginaldo, krijon një tjetër ngjarje të pakuptimtë në kampin verilindor. Sulmuesi nga Mozambiku u zëvendësua nga trajneri Armando Cungu në minutën e 90’+2′ me Dino Spehar. Një lëvizje për të fituar sekonda në fund të takimit kundër Kamzës që po fitonin me rezulttin 0-2, por kjo irritoi pa masë golashënuesin e verilindorëve.

Gjatë momentit që po zëvendësohej, fytyra e tij e tregonte qartë zhgënjimin dhe nervozizmin. Ai u ndëshkua dhe me karton të verdhë nga gjyqtari Indrit Myrtja për vonesa në lojës. Trajneri Cungu i doli para për ta përgëzuar, por në momentin që shkodrani u mundua ta përqafonte, 28-vjeçari e shtyu duke refuzuar afrimin e tij.

Ai i drejtoi gishtin tregues trajnerit Cungu në formë kërcënimi duke i drejtuar dhe fjalë. Numri një i stolit nuk i mirëpriti këto veprime dhe iu kthye sulmuesit të tij kryesor. Një tjetër fërkim mes tij dhe Reginaldos pas atij të plasur disa javë më parë. Situata pritet të ketë të tjera zhvillime dhe padyshim që presidenti Safet Gjici nuk do të lejojë sjellje të tilla në “kotecin” e verilindorëve.

Related posts

DEBUTIM HISTORIK ME CHELSEA/ Broja rrëfen bisedën me Lampard dhe i dërgon mesazh Rejës!

Delo.autor

BEFASON Guardiola/ Qendërmbrojtësin e Anglisë e llogarit si mesfushor

Isa.Autor

Pasi shkëlqeu në “Camp Nou”/ Messi do Alonson te Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment