Futboll Sport

Katastrofa në Greqi/ Presidenti i Olipmiakosit u vjen në ndihmë viktimave (FOTO)

Greqia po përballet me një nga katastrofat më të mëdha natyrore në historinë e saj. Teksa rritet numri i viktimave dhe i të plagosurve, shteti u ka bërë apel vendeve të BE-së për ndihmë emergjente pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në një moment të tillë tragjik, presidenti i klubit më të madh grek Olimpiakosit Evangelos Marinakis ka ofruar 1 milionë € për të ndihmuar personat që kanë vuajtur nga përhapja e flakëve në shtetin helen. Ai do t’i derdhë paratë në 3 llogari të bankave Piraeus, Alpha Banka dhe Bankën Kombëtare të Greqisë. Këto llogari shërbejnë për të lejuar çdo tifoz dhe qytetar për të dhënë kontributin financiar për personat në nevojë.

Deri më tani janë konfirmuar 74 të vdekur dhe 188 të plagosur nga përhapja e fuqishme e flakëve që nisën ditën e djeshme.

Related posts

PRITET TË LARGOHET NGA FENERBAHCE/ “Bomberi” Muriqi drejt Anglisë. Mund të luajë në sulm me yllin e Premier…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Shakhtar – Roma

Q.Autor

PSG E PRET NË FRANCË/ Valverde merr këtë VENDIM PËRFUNDIMTAR për RAKITIC

Isa.Autor

Leave a Comment