Futboll Sport

DËSHTIMI TJETËR NDEZ KRITIKAT/ “Messi është një gjeni pa busull, shpërdorim gjigant te Argjentina!”

Messi dhe retë me Argjentinën. Lionel Messi i rikthyer te kombëtarja bardhekaltër pas dështimit në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ka debutuar me një tjetër zhgënjim, pasi Argjentina u mund në miqësoren ndaj Venezuelës në Wanda Metropolitano me rezultatin 3-1.

Një tjetër dështim që menjëherë ka ndezur stuhinë e kritikave ndaj “Pleshtit” dhe kush tjetër më mirë se legjenda argjentinase Jorge Valdano, i famshëm edhe për kontributin te Real Madrid, mund të shpjegojë zhgënjimin e Messit me bardhekaltrit?

“Instikti ka nevojë për qetësinë që të shpërthejë. Paqja instiktive që Messi ka te Barcelona nuk duket gjëkundi te Argjentina, aty ku ka miq dhe dëshiron të paguajë borxhin, por ndjen presionin e të qënit numri 1. Gjithsesi nuk ekziston asnjë nga kushtet futbollistike dhe sociale që e kryqëzojnë”, komentoi Valdano.

Kritika e Valdano nuk ndalet aty: “Kur Messi luan me Barcelonën mbërrin gjithmonë fiks në kohë tek të gjithë topat. Me Argjentinën ose arrin para kohe, ose me vonesë dhe nuk di ku të mbërrijë. Në kombëtare Messi është një gjeni pa busull, ndërsa rreth tij është një ambient mosbesues dhe është për të gjithë një shpërdorim gjigant”.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Barazim në “PAQE”, Spanja ndal Gjermaninë në frymën e fundit

Delo.autor

KORONAVIRUSI PREK CHAMPIONSIN/ Është zyrtare, merret vendimi për Barcelona-Napoli

Delo.autor

FRANCË-BELGJIKË/ Vëllezërit Hernandez startojnë nga minuta e parë, ja formacionet e mundshme..

Delo.autor

Leave a Comment