Futboll Sport

E FUNDIT/ Durmishaj vesh fanellën e kombëtares greke, ja vendimi që merr federata

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Fiorin Durmishaj do të luajë për Greqinë. Sulmuesi i cili refuzoi Shqipërinë ka marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FSHF dhe ka dritën e “gjelbërt” që të vesh fanelën e kombëtares greke.

Ai pritet, sipas të gjitha gjasave, të jetë në fushë për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se Anstasiadis e ka thirrur shtatlartin nën urdhërat e tij.  Kujtojmë se sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Related posts

MBI 70 MIJË TIFOZË NË “SAN SIRO” PËR DERBIN/ Ja si do të ndahen tifozët e Milanit dhe të Interit

F.autor

GJESTE ANTI-SPORTIVE/ Disiplina s’fal as për miqësore, Tirana humb dy titullarë

Delo.autor

KORONAVIRUSI NDEZ ALARMIN DHE NË FUTBOLL/ Federata kineze pezullon të gjitha ndeshjet e vitit 2020

Delo.autor

Leave a Comment