Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM KRYEN TESTET E FUNDIT/ Shënohet goli i parë në stadiumit më të shtrenjtë në botë (VIDEO)

Tottenham Hotspur po kryen testet e fundit të stadiumit të ri të tyre, që do të quhet njëlloj si emri i skuadrës, pa të drejtë shitje tek ndonjë kompani.

U zhvillua ndeshja mes ekipit U18 të Tottenham dhe Southampton që po përfundoi me rezultatin 3-1 për vendasit.

Golin e parë në këtë stadium e ka shënuar lojtari J’Neil Bennett i Tottenham, i cili goditi bukur nga jashtë zone dhe e dërgoi topin pas shpinës së portierit.

Në pushimin e pjesës së parë për stadiumin foli edhe trajneri i ekipit të parë, Mauricio Pochetino, i cili tha: “Është e vështirë të shpjegoj në pak fjalë atë që ndjej. Të gjithë ndihemi njësoj, jam shumë i emocionuar, kemi të njëjtat ndjenja kur bëmë ndeshjen e fundit në ‘White Hart Lane’, ishim duke qarë, tani në ditën e parë këtu, në stadiumin e ri kemi të njëjtat emocione.”

Related posts

Ancelotti, trajner i madh për ndeshjet vendimtare

Sadik.Autor

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Teqjas i shpëton topi nga duart, e pabesueshme çfarë humbet Belica (VIDEO)

Isa.Autor

“DUAM KUALIFIKIMIN, E KEMI STUDIUAR YOUNG BOYS”/ Batha: Na penalizon diçka, më mirë të luajmë keq…

Delo.autor

Leave a Comment