Futboll Seria A Sport

EXEQUEL PALACIOS NDIQEJ PREJ KOHËSH/ Real Madridi hap rrugë “Zikaltërve” për merkaton e ardhshme, ja oferta për yllin

Real Madrid ka bërë një hap pas rreth blerjes së Exequel Palacios, i cili prej kohësh ndiqet edhe nga Inter.

Klubi spanjoll zyrtarizoi blerjen e Eder Militao dhe me afrimin e brazilianit bllokohen të gjitha vendet për lojtarët e huaj. Aktualisht Reali ka në përbërje tre lojtarë të huaj dhe pritet që të mbërrijë edhe Rodrygo sezonin e ardhshëm.

Real Madrid është në pritje që uruguaiani Valverde të marrë pasaportën spanjolle dhe të lirojë një vend për Rodrygo. Rregulli në Spanjë është i qartë, lejon vetëm tre lojtarë pa pasaportë evropiane, të tre mund të aktivizohen njëkohësisht në një ndeshje.

Mesfushori me tipare sulmuese posedon vetëm pasaportë argjentinase dhe Inter është vënë pas tij për ta marrë në Milano. Tratativa tani është edhe më e thjeshtë pa konkurrencën e Realit, edhe agjenti i lojtarit ka deklaruar publikisht se Interit do t’i japin prioritet sepse aty ka gjithmonë lojtarë nga Argjentina.

Palacios aktualisht po merr veten nga një dëmtim dhe pritet që klubi zikaltër të fillojë negocimin me River Plate, teksa kartoni i 20-vjeçarit vlerësohet në rreth 20 milionë euro.

Related posts

BARCELONA DHURON SPEKTAKËL/ Pas një kombinimi me “Pleshtin”, Griezmann realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NDRYSHOHET DESTINACIONI/ Ja ku do të luhet sfida Karabag-Partizani

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Kovacic ndihet i lumtur në Londër, tregon a do të kthehet në Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment