Futboll Premier League Sport

NUK PËRMBAHET ME PËRFORCIMET/ “Djajtë e Kuq” sfidojnë Napolin për Hirving Lozanon, ja oferta e çmendur

Manchester United mesa duket do të sfidojë Napolin për firmën e sulmuesit Hirving Lozano-s.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, United ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit, të mirënjohurin Mino Raiola.

Sulmuesi anësor i PSV Eindhoven më parë është kërkuar edhe nga Napoli. Italianët thuhet të kenë qenë gati të paguanin 40 milionë euro për 23-vjeçarin.

Lozano ka shënuar 19 gola në kampionatin holandez këtë sezon, duke përgatitur nëntë të tjerë.

Meksikani ka shkëlqyer gjatë botërorit të fundit dhe me siguri është një kujtim i keq i skuadrës gjermane.

Ishte ai që shënoi golin e fitores në fazën e grupeve ndaj Gjermanisë. Verën e kaluar ai u kërkua nga disa klube, por në fund asgjë nuk u formalizua.

Related posts

Massimiliano Allegri: Falënderoj Pjanic që u dëmtua

Sadik.Autor

NJË FINALE PA “PLESHTIN” DHE CR7 PAS 5 VITESH/ Po bien “Perënditë e futbollit”, vijnë kampionët e së ardhmes

Delo.autor

E TRISHTË/ Bie nga lartësia, humbet jetën tragjikisht sportisti 32-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment