Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E GRIEZMANN TEK BARCELONA/ Umtiti zbulon: Ylli do të ishte i lumtur dhe i suksesshëm nëse…

Antoine Griezmann është rikthyer të përflitet fuqishëm mbi një transferim te Barcelona, por kësaj here është shoku i tij në ekipin kombëtar të Francës, Samuel Umtiti, ai që shuan çdo shpresë të tifozëve.

Mbrojtësi i Barcelonës dhe përfaqësueses franceze, Umtiti nuk pret që shoku i tij në kombëtare, Antoine Griezmann të bashkohet me atë në “Camp Nou”, për shkak se është i lumtur te Atletico Madrid.

Griezmann ishte shumë pranë transferimit te Barcelona verën e kaluar, por nëpërmjet një komunikate në stil dokumentari, francezi refuzoi kalimin te ekipi blaugrana, për t’i premtuar besnikëri Atleticos.

Umtiti që e njeh mirë Griezmann është i bindur se sulmuesi është i lumtur te Atletico Madrid dhe madje ka sugjeruar se 28-vjeçari mund të pendohet nëse merr vendimin të largohet.

“Unë e di se Antoine është shumë i lumtur në Madrid, ku po shkon gjithçka mirë për atë. Është një skuadër që luan për atë, dhe pas asaj, në karrierë ka zgjedhje që ne mund të bëjmë dhe më pas të pendohemi. E di se ai ndihet mirë atje, por aim und të luajë gjithashtu në çdo skuadër në të gjithë botën, për shkak të cilësive të tij, qoftë te Barcelona, apo kudo tjetër. Ai do të ishte i lumtur dhe i suksesshëm”, deklaroi Umtiti për TF1.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Bjellorusia nuk “trembet” nga COVID-19, vijojnë të luhen ndeshjet e futbollit

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Milan kontakton Barcelonën për Coutinho. Propozojnë në shkëmbim mbrojtësin…

Delo.autor

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS/ Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, “lufton” për medaljen e…

Delo.autor

Leave a Comment