Champions League Futboll Sport

FLET PËR RRUGËN E JUVENTUSIT NË CHAMPIONS/ Del Piero beson: Plani po funksionon deri tani, mendoj se do të…

Legjenda e Juventus-it, Alessandro Del Piero, ka folur për rrugën në Champions League të ish-skuadrës së tij dhe për Cristiano Ronaldo-n në një intervistë të dhënë për “Marca”- n.

“Finalet e humbura në vitet e fundit? Çdo finale ishte ndryshe nga tjetra. Në disa nuk kanë qenë favoritë, në të tjera kanë patur një ditë të keqe”, ka thënë ish-numri dhjetë i bardhezinjve.

“Është shumë e vështirë të thuhet se çfarë ndodh. Të arrish një finale është një rezultat i madh në vetvete. Hapi i fundit është shumë i rëndësishëm, por mendoj se bardhezinjtë do ta fitojnë përsëri Champions-in”.

“Kanë shkuar në finale dy herë në katër sezonet e fundit dhe kanë fituar shtatë kampionate radhazi. Ky ekip po shkruan historinë”, ka shtuar Del Piero.

Për Cristiano Ronaldo-n“Ai është një kampion që e ka fituar Champions-in. Është i përqendruar te ky objektiv, Juventus e ka marrë për këtë arsye dhe plani po funksionon deri tani”.

“I befasuar nga blerja e tij? Po, pak. Cristiano mund të zgjidhte skuadrën që donte dhe transferimi tek Juventus ka qenë një operacion shumë i mirë për bardhezinjtë”.

Related posts

E FUNDIT/ PROTESTA E TIFOZËVE: Policia nuk i lejon të hyjnë në stadium

Isa.Autor

Emre Can: I gatshëm të jap gjithçka për skuadrën e Livepool-it

Q.Autor

HUMBJA E ROMËS NË DERBI/ Ibanez i shokuar pas dy gafave, ofendohet rëndë nga familja në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment