Futboll Sport

“MAGJISTARI I FUTBOLLIT”/ Gjobitet Ronaldinho, gjykata i gjen më pak se… euro në bankë

Fama dhe magjia e dhënë në fushën e lojës, nuk e ka penguar një gjykatë në Brazil që të marrë masa ekstreme ndaj ish-sulmuesit të Milanit dhe Barcelonës, Ronaldinho. Ajo ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së brazilianit për shkak të borxheve të papaguara, që përflitet se kapin shifrën e dy milionë eurosh.

Por ajo që bën më shumë përshtypje është vlera që ish-futbollisti ka në llogarinë e tij bankare. Sipas mediave braziliane, Ronaldinho ka vetëm 6 euro në bankë, një fakt që nuk korrespondon aspak me mënyrën e jetesës së tij, pasi gjatë dy javëve të fundit ai ka udhëtuar drejt Kinës dhe Japonisë për shkak të sponsorave.

Kohët e fundit, ai ka qenë gjithashtu në vende të ndryshme në Evropë dhe Afrikë, ndërsa kompania e veshjeve sportive “Nike” ka nisur edhe një linjë këpucësh nën emrin e tij.

Ronaldinho dhe vëllai i tij u gjobitën për ndërtime të paligjshme në një zonë të mbrojtur, por hipotekimi i pasurisë së tyre nuk ka qenë e mjaftueshme për të paguar borxhin për shkak të interesit të lartë të krijuar gjatë katër viteve të konfliktit gjyqësor.

Related posts

SADIKU gëzon kuqezinjtë para Izraelit, lajm SPECIAL nga bomberi SHQIPTARI (FOTO)

Isa.Autor

‘Ëndrra’ për t’u transferuar tek Barcelona i ka kushtuar shtrenjtë Coutinhos, ja sa ka paguar nga xhepi braziliani

Q.Autor

RINOVIM DHE RIKTHIME/ Tirana pranë “përditësimit” të ekipit me 3 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment