Futboll Sport

SHËNOI GOLIN KUNDËR FINLANDËS/ Talenti i “Azurrëve”: Dua të mësoj nga CR7 për…

Moise Kean po kalon një moment ëndrrash pas golit që shënoi me Italinë kundër Finlandës në ndeshjen e parë për kualifikueset e Euro 2020.

Me golin e tij, sulmuesi u bë lojtari më i ri që shënon për Italinë.

“Unë vetëm mund të mësoj nga ai. Kjo ndodh çdo ditë”, tha Kean për Ronaldon, “Unë po përpiqem të qëndroj gati në çdo kohë duke u stërvitur fuqishëm. Janë shumë rekorde për t’u thyer dhe unë jam gati t’i thyej ato.”

19-vjeçari debutoi si titullar me Juventusin në fitoren 4-1 ndaj Udinese dhe në atë sfidë ai shënoi dy gola, teksa Ronaldo ishte pushim. Pikërisht kjo ndeshje bindi trajnerin Mancini ta marrë te kombëtarja “Azurre”.

Related posts

ISH-YLLI I “ZIKALËRVE”/ Stankovic këshillon Interin: Problemi në mentalitet, ja “receta” për t’i rikuperuar

Delo.autor

Paraqitjet fantastike në Serie A, Milan ‘shpërblen’ Cutronen me rinovim kontrate

Q.Autor

“JAM KONTAKTUAR VETËM NGA GAZETAT”/ De Biasi i dëshpëruar për ekip: Do të kafshoj kë më del para!

Delo.autor

Leave a Comment