Futboll Kombëtarja Sport

SIGUROI FITOREN E PARË NDAJ HOLANDËS/ Heroi gjerman zbulon: Ja kush është ekipi i ëndrrave të mia…

Gjermania fitoi 3-2 në Holandë, duke siguruar fitoren e parë për këto kualifikuese. Sane dhe Gnabry shënuan për gjermanët në pjesën e parë, ndërsa de Ligt dhe Depay barazuan në të dytën, gjithsesi në minutën e parë shtesë Schulz shënoi golin e fitores për “Panzerat”.

Pas ndeshjes mbrojtësi i Hoffenheim dha një deklaratë pikante që ka ngjallur shumë interes me fjalët e tij.

“Do të më pëlqente të luaja për një klub të madh evropian një ditë. Ka klube që thjesht janë të mëdhenj, luajnë në Champions League çdo vit. Të konkurroj çdo vit me më të mirët është një ëndërr për mua”, tha fillimisht 25-vjeçari.

“Inter ka qenë gjithmonë ekipi im i ëndrrave. Gjithsesi jam shumë i qetë, veçanërisht sepse jam pjesë e një klubi të madh si Hoffenheim dhe ndihem shumë mirë. Skuadra ime e zemrës ka qenë Interi dhe e kam ëndërr që një ditë të luaj aty”, tha Schulz duke lëshuar kështu një sinjal për klubin zikaltër.

Related posts

MUNGESAT TEK DY KLUBET/ Probleme për Klopp e Pochetinon, Kane e Arnold me dëmtime afatgjatë

Delo.autor

MILAN/ Një holandez mund të marrë vendin e Gattuso-s

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshjen e bujshme të shkëmbimit

Delo.autor