Futboll Kombëtarja Ndeshjet Live

ANDORRA-SHQIPËRI/ Gafa qesharake e portierit vendas, Sadiku kalon në avantazh

LIVE| ANDORRË-SHQIPËRI 0-1

KOMENTI LIVE: 

21′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Armando Sadiku kalon në avantazh skuadrën e Bulkut pas një gafe të portierit kundërshtar. 

19′ Rrëmujë në zonën e Andorrës, nuk arrijnë të përfitojnë lojtarët e Kombëtares, portieri vendas largon topin në këndore.

15′ Shqipëria hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, vendasit provojnë të ulin rritmin e lojës me faulla të shumtë.

10′ Aliji harkon një top të rrezikshëm nga e majta, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit vendas.

6′ Lima ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

2′ Shqipërisë i mohohet një 11-metërsh i pastër pas ndërhyrjes së gabuar të futbollistëve vendas ndaj Grezdës, por gjyqtari vazhdon lojën.

1′ Start fantastik i Shqipërisë. Grezda depërton bukur nga e majta, harkon një top të rrezikshëm për Uzunin, i cili godet bukur, por topi stampohet në traversë.

1′ Ka startuar sfida, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

 

Related posts

“LEGJENDAT NUK VDESIN KURRË”/ Si e nderoi Milani, Kobe Bryant

F.autor

Polemikat për Neymar, a ka një klauzolë për t’u larguar nga PSG apo jo?

Sadik.Autor

MOURINHO E VENDOS TITULLAR NË CONFERENCE LEAGUE/ Mbrojtësi Kumbulla: Nuk e prisja, ne duam të…

Delo.autor

Leave a Comment