Futboll Premier League Sport

OZIL LARGOHET NGA ARSENALI/ Ylli gjerman transferohet tek rivalët e përhershëm në Premier…

E ardhmja e Mesut Ozil do të jetë sërish premier League edhe në rast se gjermani largohet nga Arsenali. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, mesfushori gjerman mund të transferohet te rivalët e përhershëm londinezë të Tottenham. Ky transferim do të kompletohej vetëm në rast se Spurs do të humbasin danezin Christian Eriksen.

Eriksen kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe pritet të transferohet në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. Me paratë që skuadra e Tottenham do të arkëtojë nga kjo shitje e danezit synon të sjellë në ekip fantazistin gjerman Mesut Ozil, që do të mbulonte këtë boshllëk.

Kështu, me ardhjen e Ozil, Tottenham nuk do të humbiste shumë nga largimi i Eriksen, pasi do të vinte një fantazist me përvojë, që do të luajë në të njëjtin pozicion. E ardhmja e Ozil tek Arsenali është në dyshim, madje ai pritet të largohet në merkaton e verës, duke qenë se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Emery.

Related posts

E FRIKSHME/ Gol me pasoja: Aksident në tribunë gjatë takimit Eibar-Sevilla

Isa.Autor

I JEP FUND REZULTATEVE NEGATIVE/ Inter shkatërron Sassuolo-n dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

HUMB DERBIN ITALIAN/ Ylli i Juventus një muaj jashtë fushave, mungon edhe ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment