Futboll Premier League Sport

9 FITORE E 1 BARAZIM ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer merr sinjalin e parë, ja detyra “ekstra” që i ngarkohet

Impakti i jashtëzakonshëm që Ole Gunnar Solskjaer ka patur në detyrën e trajnerit të Manchester United (9 fitore e 1 barazim) ka befasuar të gjithë, përfshi edhe drejtuesit e klubit (në dhjetor zuri vendin e Mourinho). Ata shohin se kanë në stol një kandidat të fortë për të drejtuar ekipin e “djajve” edhe sezonin tjetër. Gjithsesi, trajneri norvegjez vazhdon të ketë emërimin “i përkohshëm”, që shumë shpejt mund të ndryshojë në “të përhershëm”.

Sipas “The Sun”, sinjalin e parë të rikonfirmimit të Solskjaer në stolin e United edhe sezonin tjetër e jep vendimi që ka marrë klubi. Presidenca e Manchester United i ka besuar detyrën e planifikimit të merkatos për verën e ardhshme, ku Solskjaer do të ketë në dorë një shumë prej 200 milionë stërlinash për ta menaxhuar. Ky lajm, tregon se drejtuesit e klubit besojnë te trajneri norvegjez, që duket se do të ulet në stolin e “Old Trafford” edhe vitin tjetër.

Related posts

NUK ËSHTË MARCELO/ Juventus kërkon të transferojë shokun e Ronaldos nga Real Madridi (FOTO)

Isa.Autor

TRI SKUADRA “BIG” ME PIKË TË BARABARTA NË SERIE A/ Ndizet gara për Champions-in

F.autor

PASI FITOI ÇMIMIN SI “TRAJNERI MË I MIRË I VITIT” NGA FIFA/ Klopp: Ishte një sezon fantastik. Ishte një periudhë e vështirë për të gjithë, kemi…

Delo.autor

Leave a Comment