Futboll La Liga

Rikuperohet Coutinho, gati për debutimin me Barcelonën

Philipe Coutinho dhe mbrojtësi kolumbian Yerri Mina janë dy risitë në listën e të grumbulluarve të trajnerit të Barcelonës Ernesto Valverde për  sfidën e kthimit çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit, ku Barcelonës do t’i duhet të përmbysë humbjen minimale 1-0 të ndeshjes së parë.

Coutinho blerja e madhe e Barcelonës në merkaton e dimrit e ka lënë pas dëmtimit dhe pritet të debutojë mbrëmjen e sotme në Camp Nou përpara tifozëve të Barçës edhe pse gjasat janë që braziliani ta nisë ndeshjen nga stoli dhe të aktivizohet në pjesën e dytë.

Valverde ka grumbulluar edhe Aleix Vidal ndërkohë që mbetet jashtë Deulofeu që vazhdon të jetë në qëndër të merkatos.

Related posts

Turp! Zbuloni se çfarë kanë bërë lojtarët e Liverpoolit pas ndeshjes me Karius

Sadik.Autor

LECCE E “FIKSUAR” PAS SHQIPTARËVE/ Hidhet në sulm për Arbër Hoxhën, por nxjerr në shitje Ramadanin

F.autor

126 MIJË EURO BORXH/ Lilaj dhe Takaj më miqësorë se kurrë në Izrael

Isa.Autor

Leave a Comment