Futboll Premier League Sport

YLLI GJERMAN NUK PRANON RINOVIMIN/ Guardiola i tregon derën: Sane mund të largohet nëse nuk…

Pep Guardiola i ka hapur derën largimit të Leroy Sane nga Manchester City, duke i thënë gjermanit se mund të ikë nëse nuk është i lumtur.

Sane ka muaj që ndiqet nga Bayern Munich, por City e vlerëson 100 milionë euro lojtarin.

Megjithatë, pasi tha se pret që Sane të qëndrojë në “Etihad”, Guardiola ka dyshimet e tij, për shkak se sulmuesi i majtë nuk ka pranuar të rinovojë me klubin anglez.

Kur pyetet nëse Sane do të qëndrojë te kampionët e Premier League, trajneri spanjoll thotë: “Po. Klubi i ka bërë një ofertë vitin e kaluar, por e kam thënë shpesh se dua që lojtarët të jenë të lumtur. Do ta ndihmojmë të bëhet më i mirë, pasi e dimë potencialin e tij. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur, por nëse duan të largohen, mund ta bëjnë”.

Related posts

DEKLARATA BEFASUESE/ LIPPI: Titulli në Seria A? Nuk shoh ndonjë skuadër që mund të rivalizoi…

Isa.Autor

BELGJIKË-ANGLI/ Ylli i Napolit mrekullon me goditje dënimi dhe ndëshkon “3 Luanët” (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Chelsea dyfishon rezultatin ndaj Newcastles, dopietë e Batshuayi

Q.Autor

Leave a Comment