Futboll Premier League Seria A

United nuk e ka mbyllur ende merkaton, gati oferta për mbrojtësin e Napolit

Manchester United janë gati që ta paguajnë klauzolën e mbrojtësit të majtë të Napolit, Faouzi Ghoulam.

Klauzola e tij është 60 milionë euro dhe për ‘Djajtë e kuq’ kjo nuk problem.

Algjeriani ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin muajin e shkuar, që e ka edhe klauzolën e re.

Faouzi Ghoulam nër lojtarët kryesor të Napolit. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sipas Rai Sport, klubi anglez ua ka bërë të ditur Napolit që janë të gatshëm t’ia paguajnë këtë klauzolë.

Napoli pritet ta zëvendësojë me mbrojtësin e Benficas, Alejandro Grimaldo.

Lojtari mund të vije në sezonin e ardhshëm.

Manchester United ka disa mbrojtës të majtë në klub, por që Jose Mourinho nuk i pëlqen.

Objektivi kryesor i angleze ishte Alex Sandro, por siç duket kanë hequr dorë duke e parë edhe interesimin e Chelseat.

Related posts

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

DËMTIMI I RËNDË/ “Ylli” i Man City sikurse nuk e keni parë asnjëherë (VIDEO)

Isa.Autor

Dortmundi ofron 33 milionë euro për Martinezin

Q.Autor

Leave a Comment