Futboll Premier League

Bale refuzon Bayernin, dëshiron transferimin në Premier League

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, raportohet se mund të ketë refuzuar gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Përfaqësuesi i Uellsit ka insistuar se do të largohet nga Real Madridi vetëm për ndonjë klub nga Premierliga angleze, sipas Diario Gol.

Raportohet se klubi bavarez ka bërë ofertë në vlerë 100 milionë euro për Bale, i cili ka refuzuar sepse më parë do ta preferonte kthimin në Premierligë.

Destinacioni i tij i parapëlqyer në Angli është ish-klubi, Tottenham.

Në këtë mënyrë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të mundë ta përfshijë Balein në një marrëveshje të mundshme për Harry Kane gjatë verës.

Related posts

KLUBI NË KRIZË TË THELLË/ Humbjet marramendëse të Barcelona-s, zbulohet shifra e frikshme

Delo.autor

HUMB DERBIN ITALIAN/ Ylli i Juventus një muaj jashtë fushave, mungon edhe ndaj…

Delo.autor

Zyrtare: Nagatomo transferohet te Galatasaray

Q.Autor

Leave a Comment