Futboll Kombëtarja Sport

MBROJTJA SKANDALOZE/ Shqipëria U21 barazon me Andorrën falë një gafe

Shqipëria U21 nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë në grupin e tretë eliminator për në Europian. Edhe pse kundërshtari konsiderohej i lehtë në letër, në fushën e Andorrës rezultati u ndikua nga dy gabime në mbrojtje.

Që në minutën e 19-të, Alaez zhbllokoi shifrat për vendasit, pas një përgjumje në mbrojtje, ku kaloi topin pas shpinës së portierit Dajsnina. Në minutat e mbetura të pjesës së parë, ekipi i Alban Bushit nuk ishte në gjendje të barazonte, me tentativa shumë të vakëta.

Në fraksionin e dytë, Shpresat futen me një ritëm tjetër në fushë, dhe i futuri nga stoli, Omeri, barazon me kokë në minutën e 53-të. Por, baraspesha zgjat vetëm 2 minuta, pasi është sërish Alaez, që përfiton nga një gafë në mbrojtje, dhe mposht sërish Dajsinanin.

Për të shpëtuar turpin, duhet një tjetër i futur nga stoli, Din Sula, që shënon në miuntën e 86-të. Deri në fund, nuk pati më ndryshim rezultati, dhe Shqipëria merr pikën e parë në këtë grup, pasi në takimin e parë u mund nga Turqia në Elbasan.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Çelsi është “macja e zezë” e Guardiolës, shikoni si rreshtohen skuadrat

Delo.autor

Testi i dopingut, CAS i heq medaljen e artë olimpike Usain Bolt

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Zbulohet topi i ri i Champions League dhe ai i finales (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment