Futboll Kategoria Superiore Sport

STADIUMI MBYLLET PËR 1 MUAJ/ Teuta nis punimet në “Niko Dovana”, ja ku do t’i luajnë ndeshjet e para…

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin në datën 10 shtator me supersfidën Teuta-Partizani që pritet të tregojë në një farë mënyrë dhe forcën e të dyja skuadrave në këtë prag sezoni.

Ndeshja si rregull duhej të luhej në stadiumin e Teutës në ‘’Niko Dovana’’, por takimi është transferuar për tu luajtur në ‘’Elbasan Arena’’. Arsyeja? Teuta po kryen punime në stadium duke rishtruar barin për shkak se më vonë pritet të nisin dhe shirat dhe mund të pengojë punimet.

‘’Niko Dovana’’ do të jetë i mbyllur për 1 muaj dhe Teuta do t’i luajë ndeshjet e planifikuara për në shtëpi në stadiumin e Elbasanit. Sfida me Partizanin do të luhet në orën 19:45 në datën 10 shtator dhe pritet të ketë mjaft interes nga sportdashësit shqiptar.

Related posts

Ricciardo: Kontrata e ardhshme duhet të jetë e përkryer

Sadik.Autor

Milan bën gati 35 mln € për yllin e Manchester United

Q.Autor

LIVERPOOL-BARCELONA/ “Çmenduri” në Anfield. “Të Kuqtë” barazojnë gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment