Futboll

Zyrtare: Dështaku i Interit kthehet të ish-skuadra

Dështaku i Interit, Gabriel Barbosa, i është ribashkuar Santosit në bazë të një marrëveshjeje për huazim 12-mujor, njofton klubi brazilian.

Sulmuesi brazilian iu bashkua “Zikaltërve” në verën e vitit 2016 për plot 33.5 milionë euro, por dështoi ta nisë qoftë edhe një ndeshje nga fillimi për gjigantin italian dhe shënoi vetëm një gol gjatë gjithë qëndrimit të tij në klub, transmeton Express.

Ndërkohë, huazimi i tij i pasuksesshëm nga Interi në Benfica u ndërpre këtë muaj, me vetë lojtarin e njohur si Gabigol që e kishte bërë të qartë se e dëshironte rikthimin te ish-klubi i tij.

“Gabigol kthehet në Santos FC”, e ka konfirmuar klubi në uebsajtin e tij zyrtar.

Related posts

BYLIS-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren që t’i afrohen kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Përforcim nga Hong Kongu për Partizanin, “Demat e Kuq” akord me një mbrojtës

Delo.autor

ELEMINIMI I LAZIOS NGA CONFERENCE LEAGUE/ Përplasje mes Sarrit dhe Igli Tares

F.autor

Leave a Comment