Futboll Seria A Sport

MIQËSORJA JUVENTUS-INTER/ Ja ku do të luhet në verën e ardhshme derbi italian

Sezoni është ende në vazhdim, por për klubet e mëdha europiane tashmë është koha për të planifikuar përgatitjet e verës. Si në vitet e fundit, vera do të përfshijë edhe një herë pjesëmarrjen në “International Champions Cup”.

Ndër klubet italiane, që do të luftojë për këtë trofe, do të jetë Juventusi, i cili, ndërkohë, njoftoi sot dy sfidat e para zyrtare për verën e ardhshme. Bardhezinjtë do të përballen me Tottenham në Singapor, më 21 korrik, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë derbin italian (miqësore) kundër Interit, në Kinë.

Siç pritej, turneu i Juventusit këtë herë do të prekë Azinë, pasi skuadra e Allegrit ishte në Amerikën e Veriut, edicionin e fundit. Arsenali, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica, Chivas, Inter, Manchester United, Milan, Real Madrid, Roma dhe Tottenham do të marrin pjesë në “International Champions Cup”, bashkë me Juventusin.

Related posts

Allegri i ka idetë e qarta, punën e titullit e mbyll në Romë

Sadik.Autor

Interi tenton të afrojë mbrojtësin e Chelsea, takim me agjentin e lojtarit

Sadik.Autor

SHQIPËRI-IZRAEL/ Shikoni atmosferën në stadiumin “Elbasan Arena” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment