Futboll La Liga

Kupa e Mbretit, sytë nga derbi i Katalonjës

Barcelona do të synojë të përmbysë një gol disavantazh kundër Espanyol me synimin për të shkuar në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, teksa në “Camp Nou” do të luhet derbi çerekfinal. Espanyol fitoi 1-0 në ndeshjen e luajtur një javë e parë, pasi Barça kishte humbur një penallti me Lionel Messi. Gjithsesi, argjentinasi mbetet “arma” kryesore e ekipit katalanas, pasi ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 30 ndeshje zyrtare të luajtura sivjet. Luis Suarez ka shënuar 16 gola në 27 ndeshje. Nga ana tjetër, golashënuesi më i mirë i Espanyol është Gerard Moreno, i cili ka shënuar 11 gola në 25 ndeshje dhe gjithashtu ka dhënë një asist.

Humbja e pësuar më 17 janar ndaj Espanyol, me golin e shënuar nga Melendo, dy minuta para fundit, ishte e para për Barcelonën në këtë sezon. Gjithsesi, ekipi “blaugrana” reagoi me një fitore 5-0 ndaj Betis në kampionat, ku Ivan Rakitic shënoi golin e parë, më pas erdhën dygolshat e Messi dhe Suarez. Përpara ndeshjes kundër Espanyol, Valverde tha: “Favorite në fund është ajo skuadër që fitoi, ajo skuadër që ka avantazh. Rezultati i ndeshjes së parë nuk është në favorin tonë. Ne do të luajmë në shtëpinë tonë, por ata do të përpiqen të shënojnë dhe një gol i tyre do të na hapte punë. Eshtë një ndeshje kupe dhe duhet të japim maksimumin deri në fund.”

Ndërkohë, pas fitores kundër Barcelonës, Espanyol u mposht 3-0 nga Sevilla në La Liga dhe kjo ishte humbja e parë për bardheblutë në pesë ndeshjet e fundit. Nëse Espanyol do të eliminojë Barcelonën, do të rikthehet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit për herë të parë që nga viti 2015

Dy herët e fundit që Barcelona ka pritur Espanyol në “Camp Nou”, vendasit kanë fituar 5-0 dhe 4-0, me Messi që ka shënuar katër gola. Trajneri i Espanyol, Quique Flores, tha për “El Periodico”: “Ne do të luajmë ndaj një skuadre që të gjithë e njohin mirë. Barcelona ka shumë pak pika të dobëta dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë, por nuk mendojmë se është i pamundur eliminimi i tyre. Përkundrazi, ne do të jemi shumë rigoroz dhe të përqendruar në arritjen e objektivit. Patjetër që do të na duhet fat, por duhet të besojmë te arritja në gjysmëfinale.”

Image result for espanyol barcelona

Barcelona nuk do të ketë në radhët e saj Ousmane Dembele dhe Thomas Vermaelen, ndërsa Andres Iniesta dhe Philippe Coutinho janë grumbulluar dhe mund të luajnë disa minuta. Për brazilianin, e ardhur nga Liverpool për 160 milionë euro, do të ishte debutimi me skuadrën e Valverde. Te Espanyol do të mungojnë mesfushori Jose Manuel Jurado dhe sulmuesi Pablo Piatti për pasojë dëmtimesh.

Related posts

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Koeman nuk heq dorë nga sulmuesi, dëshirë e çuditshme nga trajneri

Delo.autor

Pogba për Kylian Mbappe: Nuk krahasohet me mua, është shumë i talentuar

Sadik.Autor

U DËMTUA NË FUND TË SEZONIT/ Ibrahimovic “lufton” me kohën, synon të jetë gati për fillimin e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment