Futboll Seria A Sport

EUROPA LEAGUE/ Milan-Betis: “Djalli” do një fitore për të harruar derbin

Milan do të kthehet në fushë pas humbjes djegëse të pësuar në derbin e Milanos të luajtur në javën e fundit të kampionatit. Skuadra e Gattuso-s do të ketë mundësinë ta harrojë atë takim pasditen e së enjtes (18:55), kur do të presë në shtëpi Betis për javën e tretë të Grupit F të Europa League. Një grup ky që kryesohet pikërisht nga kuqezinjtë, të cilët kanë marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e para.

Në vendin e dytë janë spanjollët me katër pikë dhe do të kenë mundësinë të marrin kryesimin me një fitore në “San Siro”. Ndërkohë, Milan ka marrë 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje në 10 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Me vetëm 12 gola të pësuar gjatë kësaj periudhe, mbrojtja e kuqezinjve ka bërë një paraqitje të mirë.

Gjithashtu, vendasit kanë pësuar vetëm një gol në këtë sezon të Europa League dhe nuk kanë pësuar asnjë gol në katër ndeshje që nga viti i kaluar. Humbja e pësuar në shtëpi vitin e kaluar kundër Arsenal mbetet e vetmja e pësuar në 18 ndeshjet e fundit të Europa League që milanezët kanë luajtur në “San Siro” (14 fitore, 3 barazime, 1 humbje).

Betis, nga ana tjetër, ka humbur vetëm dy ndeshje në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet (4 fitore, 4 barazime, 2 humbje), me dy humbjet që kanë ardhur në dy ndeshjet e fundit. Gjithsesi, spanjollët nuk humbasin tre radhazi që nga dhjetori i 2017-ës.

Në Europa League, Betis ka humbur vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit (5 fitore, 3 barazime, 2 humbje). Spanjollët, gjithashtu, kanë një ecuri të mirë në ndeshjet e luajtura në transfertë, me vetëm një humbje të pësuar në pesë transfertat e fundit të luajtura në Europë (3 fitore, 1 barazim, 1 humbje), duke mos pësuar katër gola në katër nga këto ndeshje.

Protagonistët e mundshëm
Gonzalo Higuain ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa Antonio Sanabria ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në ndeshjen e fundit të luajtur në Europa League.

Statistika
– Në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura nga Milan në të gjitha kompeticionet të dy skuadrat kanë shënuar.
– Në total, 15 nga 20 ndeshjet e fundit të luajtura nga këto dy skuadra në Europa League kanë sjellë nën 2.5 gola për ndeshje.

Related posts

E BUJSHME/ Reali bën një hap para Barçës për Neymar, ofron 120 milion euro plus Luka Modric

F.autor

ËSHTË DJALI I PAOLO MALDINI/ Daniel bëhet gjenerata e tretë që do të luajë për Milan

Delo.autor

“Mrekullia” Les Herbies sfidon gjigantët e PSG-së, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment