Futboll Ligue 1 Sport

PËRFORCOJNË EKIPIN NË VERË/ PSG ka gati 60 milionë euro për 19-vjeçarin portugez…

Shtatë gola (katër nga kampionat dhe tre në “Europa League”) në 459 minuta lojë kanë qenë mjaftueshëm që Florentino Luís të tërheqë vëmendjen e PSG. Interesimi për të është serioz. “Le Parisien”, duke iu referuar mediave portugeze, bën me dije se kampionët e Ligue 1 janë të gatshëm të përforcojnë mesfushën.

Blerjet e Cabaye, Stambouli, Krychowiak dhe Lass nuk rezultuan sipas pritshmërive. Për më tepër, në verë mund të largohen edhe dy lojtarë të tjerë, Rabiot dhe Lo Celso. PSG dështoi edhe në përpjekjen për të nënshkruar Frenkie de Jong në janar.

Negociatat për 19-vjeçarin Florentino tashmë kanë filluar. Antero Henrique, drejtor sportiv i PSG, dikur pjesë e Porto, ka kontaktuar agjentin e futbollistit, Bruno Carvalho. Klauzola e tij (60 milionë euro) nuk duket se përbën problem, edhe pse Benfica, klubi që posedon kartonin e portugezit, do të mundohet të rezistojë.

Related posts

Projektohet rikthimi i Niang në Francë, e do Patrick Viera

Isa.Autor

Sanchez, futbollisti më i paguar në histori të Premierligës

Q.Autor

PAMJET/ Harry Kane bëhet “djall”? United ka dhe një plan B, synon “demin” e Interit

F.autor

Leave a Comment