Bundesliga Futboll Sport

NAGELSMANNN KËRKON TË LËRË GJURMË NË MYNIH/ Bayern, 3 arsyet pse është favorit për titull

Tensioni është jo i vogël te tifozët e Ba jernit të Mynihut që në sezonin e ri janë ende të paqartë se çfarë duhet të presin nga skuadra e tyre. Largimi i trajneri Hansi Flik dhe ardhja e Julian Nagelsmanit ka bërë që tifozët bavarezë të jenë jo pak të shqetësuar. Largimi i David Alabës dhe frika e një eksodi tjetër, ka bërë që shumë mb ështetës të skuadrës të jenë skeptikë. Gjithsesi, mediat gjermane nuk e shohin situatën si alarmante duke treguar dhe tri arsyet pse Bajerni është favoriti kryesor për të fituar për të 10-ën herë kampionatin gjerman.

1.HISTORIA

Bajerni është pa dyshim skuadra me më shumë histori dhe me më shumë trofe në Gjermani. Për të mundur bavarezët duhet të jesh një ekip i kompeltuar dhe të shpresosh, që këta të fundit të mos jenë në sezonin e tyre më të mirë. Por, duke i hedhur një sy përbërjes së ekipit mund të kuptosh shumë shpejt që aty luajnë shumë kampionë dhe lojtarë më të ardhme të madhe. Largimi i Karl Hainc Rumeniges dhe ardhja e Oliver Kahn tregon qartë që klubi nuk humbet kurrë rrënjët e tij dhe ka gjithmonë një bazament stabël. Edhe pse kjo nuk do të thotë që sezoni i ardhshëm nuk do të jetë një provë e vështirë për kampionët në fuqi.

2.YJET

Një skuadër e mbushur me kampionë në të gjitha nivelet. Manuel Nojer, Lukas Herndanez, Joshua Kimish, Tomas Myler dhe Robert Levandovski janë vetëm disa prej shumë lojtarëve që ofrojnë garanci për sezonin e ri. Uria te këta lojtarë vazhdon të jetë e njëjtë, edhe pse një vit më parë ata fituan gjithçka në rang klubesh. Në pritje të ndonjë përforcimi, bavarezët kanë stofin e kampionit dhe vështirë se mund ta humbasin edhe në sezonin që vjen.

3.TRAJNERI

Të gjithë presin të shohin fytyrën e vërtetë të trajnerit të ri Julian Nagelsmann. I mësuar ta shohim në skuadra të vogla, Nagelsmann do të ketë provën e jetës në këto pesë vite me Bajernin, klub të cilin e zgjodhi për trofetë. Trajneri më i ri në moshë në kampionatin gjerman ka treguar dhe më parë se i ka të gjitha cilësitë për të fituar trofe të rëndësishëm, metodat e tij të punës kanë revulucionariuar sektorin e trajningut në Bundesligë dhe atë të futbollit në Gjermani. Dhe pse në dy testet e para miqësore skuadra e Bajernit mori vetëm një barazim dhe një humbje, Nagelsman u shfaq i qetë dhe konfident për atë çfarë e pret në të ardhmen. Bateritë janë ende duke u karikuar dhe sigurisht lufta e vërtetë nuk ka nisur ende për të dhe për kampionët e Bajernit.

Related posts

TIRANA VAZHDON TË JETË E “DEHUR” NGA TITULLI/ Laçi mposht “Bardheblutë” dhe blindon vendin e 3-të

Delo.autor

E ardhmja e Iniestës? Babai i tij është sigurt vetëm për një gjë…

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Marrin fund dilemat, Arsenali prezanton trajnerin e ri… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment