Futboll La Liga Sport

NJË VIT NË DISPOZICION PËR BLERJEN E BUJSHME/ Zbardhet skenari i Florentino Perezit për kampionin e botës…

Për shkak të situatës së Real Madridit, tashmë janë shumë emra yjesh, që tingëllojnë bukur për ekipin e bardhë. Cili do të jetë lojtari i ardhshëm, i zgjedhur për të zëvendësuar CR7 dhe fituar përsëri në “Santiago Bernabeu”? Kjo është pyetja e madhe, që bëjnë tifozët e Real Madridit. “Los Blancos” janë të etur të takojnë “heroin” e tyre të ardhshëm. Megjithëse përflitet shumë Eden Hazard, mbretërorët madrilenë ëndërrojnë mbërritjen e Kylian Mbappé.

Sipas “Le Parisien”, tashmë mund të jetë planifikuar një datë për largimin e talentit francez nga “Parce des Princes”. Kostoja e lojtarit, koha e tij e paktë te PSG dhe mosha e kampionit të botës janë faktorët kryesorë, që ndikojnë në këtë operacion. Për këtë arsye, Mbappé nuk pritet të bashkohet me Real Madridin këtë verë, por në merkaton e ngjashme të vitit 2020.

Florentino Perez do të përpiqet ta zvogëlojë shumën që duhet të paguajë për Mbappe, duke përfshirë në operacion nisjen paraprake të James Rodriguez dhe Isco Alarcón tek ekipi parizien. Shifra prej 280 milionë eurosh, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori, është tepër e lartë për t’u paguar më 2019.

Mediat franceze “kafshojnë thonjtë”, duke besuar se rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e të bardhëve mund të jetë me ndikim të madh në këtë transferim. Sipas tyre, Florentino Perez do të ketë një vit të tërë në dispozicion, në përpjekje për ta marrë Mbappé nga PSG.

Related posts

SPEKTAKËL NË “EURO 2020″/ “Çmendet” Ukraina, barazon ndaj Holandës në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“ZONJA E VJETËR” PA VIJA? Ja si tifozët e Juventusit shtangen nga uniformat për sezonin tjetër (FOTO)

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS /Real Madrid triumfon në “El Clasico” dhe siguron finalen

Delo.autor

Leave a Comment