Futboll Seria A Sport

ZBULOHET FANELLA E JUVENTUSIT PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Tifozët revoltohen: E pështirë nëse…

Klubet më të mëdhenj të futbollit e kanë kthyer në modë ndryshimin e fanellës çdo sezon, duke bërë ndonjë ndryshim herë të vogël e herë madhor, me synimin për të shitur sa më shumë fanella, duke qenë se tifozët duan gjithnjë të kenë fanellën e sezonit aktual.

Edhe Juventusi ndjek rrymën dhe sipas traditës, fanella e ardhshme fillimisht është zbuluar si pa dashje nga “rrjedhje sekreti” në internet. Një mënyrë e mirë për të testuar edhe tifozët, sepse në bazë të reagimit të tyre vendoset më pas nëse fanella e re do të hidhet në treg.Megjithatë, bazuar te reagimet e tifozëve bardhezinj, Juve bën mirë të ndryshojë plane, sepse fanella e ardhshme është e shëmtuar dhe pa asnjë lidhje me traditën.

Ndryshe nga fanella historike me vija bardhezi, Juve po mendon të kalojë te fanella e ndarë në dy pjesë, me Adidas që po punon për një dizajn pa precedent, me fanellën të ndarë në dy pjesë, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, por me një vijë rozë për t’i ndarë. Ndërkohë, nga pas fanella do të jetë thuajse tërësisht e zezë.

Pikërisht këto ndryshime kanë tërbuar shumë tifozë, që pak a shumë e kanë dhënë mendimin e tyre, duke e quajtur “të shëmtuar”, “absurde” dhe “të pështirë” fanellën e re, nëse do të zyrtarizohet.

Related posts

“IK PIRDHU”/ Trajenri Lampard hakmerret ndaj Klopp: U shpallët njëherë kampionë, arrogantë

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Biseda gjatë ndeshjes: Tifozët kapin “mat” McGregor. “Është BIZNES” (VIDEO)

Isa.Autor

“DERI TANI KAM BËRË MIRË, POR…”/ Grealish: Tani e kuptoj pse Manchester City ka fituar kaq shumë

Delo.autor

Leave a Comment