Futboll

Florent Hasani transferohet te klubi hungarez

Sulmuesi i Trepçës ’89, Florent Hasani, është transferuar te klubi hungarez, Diosgyori VTK, ka njoftuar klubi kosovar.
Futbollisti nga Vushtrria nuk do të jetë më pjesë e futbollit kosovar pasi karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Hungarisë, ka njoftuar klubi i Trepçës ’89 përmes një statusi në Facebook, transmeton Express.

Sipas njoftimit, presidenti i klubit nga Mitrovica, Abedin Zeka është ka arritur marrëveshje me klubin hungarez për shitjen e Hasanit. Megjithatë, shuma e transferimit të tij nuk është bërë publike.

Hasani u shpall lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2017, pas paraqitjeve fantastike me klubin dhe Kosovën U21.

 

Related posts

MOURINHO PESHKON NË ITALI/ Tottenham futet në garë për yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Gjoba për “shqiponjat”, 27 mijë dollarë për një ditë!

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Palace bën të vuajë Liverpoolin

Delo.autor

Leave a Comment