Futboll Premier League Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda e Manchester Cityt: Guardiola nuk largohet pa fituar këtë trofe…

Joleon Lescott, një nga legjendat e Manchester City (107 ndeshje e 7 gola me “citizens” në 5 sezone), ka deklaruar sot se Pep Guardiola ka një objektiv të qartë. Ai do të drejtojë kampionët e Premier League derisa të fitojë me City trofeun e Champions League.

Skuadra kampione e Anglisë është kualifikuar për në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm europian, ku do të luajnë ndaj Tottenham. “Pasi fitoi vjet në Premier, tashmë Pep është i fiksuar pas atij trofeu dhe synon që City të dominojë edhe në Europë”, thotë Lescott.

“Kjo është ajo që klubi dëshiron dhe ia ka bërë me dije këtë kërkesë edhe trajnerit. Ndaj Guardiola kërkon që të luftojë fort për Europën, pasi kërkon të rikthehet në majë edhe me City. Jam i sigurtë se trajneri spanjoll nuk do të largohet pa e realizuar këtë objektiv”, tha ish-legjenda e Manchester City.

Related posts

Kante ka një lajm fantastik për Chelsean

Sadik.Autor

BEFASITË E MËDHA/ Sa shumë surpriza, njihuni me “hirushet” e Botërorit të Katarit

F.autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAMIT/ Klopp: Ne konkurrojmë ndaj ekipit më të mirë në…

Delo.autor

Leave a Comment