Futboll Seria A Sport

LOJTARËT KTHEHEN NGA KOMBËTARET/ Mbrojtësi i Interit: Nuk kemi probleme me Icardin, por t’i japë fund…

Milan Skriniar thekson se shokët e ekipit tek Inter nuk kanë asnjë problem me Mauro Icardi-n, por ka nxitur sulmuesin t’i japë fund kësaj situate.

Icardi është rikthyer zyrtarisht në stërvitje këtë të martë, pasi nuk ka punuar me skuadrën që kur iu hoq shiriti i kapitenit më 13 shkurt.

Lojtarët e rikthyer nga kombëtaret e tyre, përfshi Skriniar, i janë bashkuar argjentinasit në stërvitjen e së mërkurës.

“Duhet të pyesni Icardin se çfarë ndodhi,” shprehet mbrojtësi.

“Patjetër që ne lojtarët nuk kemi asnjë problem me të, as ai me ne. Është detyra e tij t’i japë fund kësaj situate.”

Inter rikthehet të luajë në Serie A këtë fundjavë ndaj Lazio-s, por nuk dihet akoma nëse Icardi do ta nisë si titullar apo do të futet nga stoli.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme para Olimpiadës dhe shpreson te fansat

Delo.autor

ROMA nuk ndalet në MERKATO, ofertë për talentin BRAZILAIN të AJAXIT

Isa.Autor

Golden State mposhtet në “shtëpi” nga Houston Rockets (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment