Futboll Premier League Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TË NORVEGJEZIT/ Ylli i “Djajve të Kuq”: Solskjaer ktheu besimin tek lojtarët, këtë liri…

Paul Pogba thotë se Ole Gunnar Solskjaer, që zyrtarizoi sot një kontratë 3-vjeçare si trajner i Manchester United, i ka kthyer lirinë skuadrës, çka ishte zhdukur gjatë drejtimit të paraardhësit të norvegjezit.

Francezi, kampion bote, nuk ka dyshime se Soslkjaer është njeriu i duhur për t’i drejtuar “Djajtë e Kuq”. Duke folur për “Sky Sports”, Pogba u ndal te ndikimi i Solskjaer në “Old Trafford”:

Puna e tij duket, rezultatet me të kanë qenë shumë të mira. Ne kemi një trajner që na vlerëson, na bën të lumtur. Ai ka kthyer besimin te lojtarët. Na ka dhënë liri, që të luajmë futboll përsëri. Ndoshta e kishim humbur këtë liri më parë.

Ditën e parë si trajner na tha vetëm që të gëzonim sërish duke luajtur futboll. Kur nuk doni të bëni atë që bëni, nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Po gëzohemi duke luajtur së bashku, prandaj rezultatet erdhën vetë”. 

Related posts

Dopietë e artë “EL PIPITA”: SUSO është FANTASTIK, tani të fitojmë DERBIN me INTRIN

Isa.Autor

PLAS tek Zvicra/ Kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi. Çdo ndodhë me SHQIPTARËT?

Isa.Autor

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Reagon presidenti Duka: Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment