Futboll Seria A Sport

DEL KUNDËR SHEMBJES SË “SAN SIROS”/ Massimo Morattit: Është pjesë e historisë së Milanos, ne nuk…

“San Siro” nuk duhet të prishet. Kjo është ideja e shumë milanistëve dhe interistëve, gjithashtu e Massimo Morattit. Ish-presidenti i klubit zikaltër është rreshtuar kundër shembjes së stadiumit në fjalë.

I intervistuar nga “Il Giorno”, Moratti ka përsëritur qëndrimin e tij. Ai promovon më tepër idenë e mbajtjes së dy stadiumeve në Milano: të riut dhe të vjetrit: “Unë do ta shmangia dërgimin e buldozerëve…”

Lidhja e Morattit me stadiumin “San Siro” është e fortë, duke pasur parasysh historinë në krye të zikaltërve. Aty ka fituar trofe të ndryshëm. Përveç kësaj, ai theksoi rëndësinë e “San Siro” në një aspekt tjetër: “Ne nuk po flasim vetëm për një objekt sportiv, por për diçka më shumë, që është pjesë e historisë së Milanos”.

Related posts

Heroi i gjysmëfinales dërgohet në spital, rrezikon finalen ndaj Francës

Isa.Autor

Gattuso pas fitores ndaj Lazio-s: Goli i Cutrone-s duhet të ishte anuluar

Q.Autor

E BUJSHME/ Man United i jep dritë jeshile Mourinhos për blerjen e yllit të Tottenham

Isa.Autor

Leave a Comment