Juventus ka publikuar se mbrojtësi Daniele Rugani ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2023.
Juve ka konfirmuar lajmin në faqen zyrtare të klubit, teksa Gazzetta dello Sport më parë ka raportuar se Rugani do të fitonte 3 milionë euro në sezon me marrëveshjen e re.
24-vjeçari pritej të ishte një lojtar i rëndësishëm i bardhezinjve këtë sezon, por rikthimi i Leonardo Bonucci-t ka limituar paraqitjet e tij në vetëm 14 ndeshje.
Megjithatë, Juventus thuhet të ketë refuzuar shifra të frikshme, deri në 50 milionë euro, për të gjatë verës së kaluar.
Ai konsiderohet si pasardhësi i Giorgio Chiellini-t dhe deri tani ka luajtur 7 ndeshje me përfaqësuesen italiane.