Futboll Premier League Sport

LOJTARËT KALOJNË KOHËN ME VIDEO-LOJRA/ Hasenhuttl jep alarmin: Përdorimi i tepërt nga futbollistët është si…

Fëmijët dhe të rinjtë argëtoheshin ndryshe në të kaluarën.

Luanin në ambiente të hapura, vraponin, djersinin dhe ishin më socialë. Megjithatë, kohët ndryshojnë dhe me ardhjen e video-lojërave ka ndryshuar shumë mënyra si kalohet koha e lirë. Mjafton një mjet elektronik që të katapultohesh në çdo univers të mundshëm virtual.

Shpresa është që kjo mënyrë e re për të kaluar kohën e lirë të bëhet në mënyrë të ekuilibruar. Sipas trajnerit të Southampton, Ralph Hasenhuttl, përdorimi i tepërt i video-lojërave nga ana e futbollistëve profesionistë (dhe jo vetëm) është si… alkoolizmi.

Trajneri i ka bërë një apel futbollistëve në njëfarë mënyre: duhet që ata ta pranojnë se kanë një problem. Por jo të gjithë e kuptojnë. Këtë e konfirmojnë edhe deklaratat e bëra nga trajneri i Southampton për “Sky Sports”:

“Loja e tepërt është diçka që duhet luftuar dhe unë do ta bëj, siç kam bërë në klubin e mëparshëm, Leipzig. Kemi patur disa probleme me lojtarët në të kaluarën: luanin deri në tre të mëngjesit para ndeshjeve. Duhet të jesh aktiv dhe t’i mbrosh nga kjo gjë, sepse nuk është një problem i vogël”.

Në fakt, gjatë këtij sezoni është folur shpesh për këtë problematikë, veçanërisht për yllin e Barcelona-s, Ousmane Dembele. Francezi ka shkuar shpesh me vonesë në stërvitje për shkak të “përkushtimit” ndaj video-lojërave.

“Të them të drejtën, është si alkoolizmi dhe varësia nga droga, ose diçka e tillë. Është diçka që krijon varësi dhe futbollistët duhen mbrojtur patjetër nga kjo; është një gjë që duhet ta bëjmë si klub”, ka shtuar trajneri austriak.

Çfarë do të thotë të mbrosh futbollistët? “Do të thotë se kemi detyrën që t’i ndihmojmë që të mos kalojnë shumë kohë me video-lojëra. Do të jem gjithmonë aktiv në këtë drejtim”.

Një problem shumë i vështirë për t’u luftuar. Ndoshta Hasenhuttl do të heqë dritat pas mesnatës në dhomat e “Shenjtorëve”?

Related posts

LEGJENDË në TURQI, klubi i famshëm nderon FADIL VOKRRIN (FOTO)

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Barcelona në duel me “Kuqezinjtë” për talentin brazilian…

Delo.autor

Rrëfimi i Blerim Xhemailit: Ja se çfarë do të bëja nëse do shënoja kundër Serbisë

Sadik.Autor

Leave a Comment