Futboll

Çmendet Guangzhou, 12 milionë euro në vit për Nainggolan

Klubi kinez i Guangzhou, sipas “International Times”, po përgatiti një super ofertë për mesfushorin e Roma-s, Radja Nainggolan, verën e ardhshme. Gjithmonë sipas këtyre zërave, skuadra kineze do t’i ofrojë lojtarit 12 milionë euro në sezon.

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i Italisë dhe trajneri i Guangzhou, është munduar ta marrë lojtarin që në merkaton e janarit, por Monchi, drejtori i përgjithshëm i klubit verdhekuq, ka refuzuar ofertat e bëra nga kinezët. Gjithsesi, ky qëndrim mund të ndryshojë verën e ardhshme.

29-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, që janë shoqëruar edhe me katër asiste. Vlera e tij në merkaton është 45 milionë euro.

Related posts

“PO TREGOJMË SA VLEJMË, KJO ËSHTË ITALIA”/ Chiesa: Doja të shënoja në ajër

Delo.autor

Nga MAKINAT e shtrenjta te BAMIRËSITË/ Ja si i shpenzon paratë RONALDO (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Agjenti i Paulo Dybalas ndodhet në Angli, nis negociatat me…

Delo.autor

Leave a Comment