Futboll Sport

DËSHTON DHE BARÇA DHE REALE/ Rabiot i gatshëm të zgjedhë skuadrën e re

Liverpool ka përmbysur situatën lidhur me destinacionin e ardhshëm të futbollistit të PSG-së, Adrien Rabiot.

Referuar raportimeve të “Daily Mirror”, klubi i Premier Leagues, tashmë ka marrë edhe kryesimin si favoriti për të siguruar shërbimet e yllit 24-vjeçar.

Rabiot në fund të sezonit do të largohet me parametra zero dhe prej 1 korrikut mund të jetë pjesë e Liverpoolit.

Rabiot, që është aktualisht në krizë ekstreme me klubin e tij PSG, me teknikun Thomas Tuchel që nuk e grumbullon që nga dhjetori i vitit 2018.

Kujtojmë që mesfushori francez është kërkuar me ngulm nga Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Juventus e Milan.

Related posts

Rrëfimi 360 gradë i HYSAJT: Rivaliteti me RONALDON, Ancelotti dhe… Malcuit

Isa.Autor

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Rummenigge: Nuk e di nëse Ceferin do ta falë Agnelli. Champions-i i ri është zgjidhja

Delo.autor

VIDEO/ Lyon kalon në avantazh kundër Lille

Q.Autor

Leave a Comment