Futboll Sport

ICARDI E WANDA THYEJNË AKUJT/ Dhurojnë spektakël me lojtarët e Inter

Mauro Icardi është bërë protagonist në festën e fejesës së shokut të skuadrës te Inter, Roberto Gagliardini. Pritej që sulmuesi të ishte paksa i ftohtë pas gjithë historisë që ndodhi kohët e fundit, mirëpo rikthimi në stërvitje me grupin duket se i ka kthyer qetësinë argjentinasit.

Edhe në festën e organizuar nga Gagliardini me rastin e fejesës së tij, Icardi së bashku me bashkëshorten e tij, Wanda Nara kanë treguar se janë shumë të afruar me shokët e tjerë të ekipit, duke dëfryer, kënduar dhe dhuruar spektakël në një mbrëmje të bukur, që i bashkon lojtarët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Lazio.

Në këtë mbrëmje nuk kanë munguar as lojtarë të tjerë si Balde, Lautaro, Ranochia, De Vrij, D’Ambrosio, Politano dhe Padelli.

Related posts

U LARGUA SI DËSHTAK/ Schurrle shpjegon arratisjen nga Borussia Dortmund

Sadik.Autor

Nga merkato në titullar, ky është transformimi pozitiv i mesfushorit

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si mesfushori Ramsey humbet 2 shanse të arta para portës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment