MMA Sport Të tjera

NGA MISHI I PULËS TEK ZARZAVATET/ Ha 6 vakte në ditë, ja si McGregor synon të rikthehet i pamposhtur…

Conor McGregor është ende në fazë rehabilitimi pas operacionit që kreu në këmbë në korrik të këtij viti, kur humbug sfidën me Dustin Poirier. Irlandezi synon të rikthehet në kafaz në prill të vitit të ardhshëm dhe për këtë arsye po përdor një regjim të fortë, për të qenë në formë të mirë fizike.

Sipas trajnerit të tij John Cavanagh, irlandezi ushqehet mirë, duke ngrenë 6 vakte në ditë, me shumë proteina, mish pule, peshk, vezë dhe zarzavate. Pra ushqime me shumë karbohidrate, për të qenë sa më në formë kur të rikthehet në stërvitje.

“The Notorius”, nofka e McGregor, ka piketuar muajt prill-maj për rikthimin e tij në kafaz dhe aktualisht ai ka shtuar mjaft në peshë. Gjithsesi, këtë peshë të tepërt ai do ta heqë në periudhën para duelit të radhës, kur të nisë fazën përgatitore. Ende nuk ka asnjë emër se cili mund të jetë sfidanti i tij.

Related posts

PO SHKËLQEN ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri krijon me GUR fanellën e tij (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Ka startuar super sfida në Korçë, tifozët injorojnë skuadrën

Isa.Autor

KA ANKTH TEK MAN UNITED/ Evertoni rihap sfidën, miqtë duan barazimin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment