Futboll Sport

E ARDHMJA E YLLIT HOLANDEZ NË DILEMË/ Mbrojtësi De Ligt: Mund të ndodhë transferimi tek…

Matthijs De Ligt, kundërshtari i ardhshëm i Juventusit në Ligën e Kampionëve (me Ajax), dëshirë e gjysmës së klubeve të mëdha europiane, nuk e ka përjashtuar transferimin në Torino verën e ardhshme. Mbrojtësi holandez, i intervistuar ekskluzivisht nga “Tuttosport”, ka lavdërime për Bonucci dhe Chiellini, të cilët janë konsideruar nga De Ligt si dy pika referimi për rolin e tij:

“Më pëlqen Chiellini, është shumë i fortë, një nga më të mirët ndonjëherë si qendërmbrojtës. Gjithashtu, e vlerësoj shumë Bonuccin. Janë dy nga qendrat më të mira në Europë. Unë te Juventusi? Mund të ndodhë, por ka edhe klube të tjera të interesuara. Do të vendosim në kohën e duhur. Tani jam i fokusuar tek Ajax dhe nuk e di ende të ardhmen time. Menaxheri Raiola do të kujdeset për këtë”.

Shkolla italiane për një mbrojtës mbetet e nivelit më të lartë, gjë që e pranon edhe De Ligt. Holandezi preferon të shikojë shpesh dy lojtarë të mëdhenj të Milanit në video, që kanë luajtur në rolin e tij: “Unë jam i kënaqur që më krahasojnë me Nesta dhe Stam. Ata ishin dy lojtarë të nivelit të lartë. Sidoqoftë, kam ende rrugë të gjatë për t’i arritur ato. Nesta ishte një mbrojtës i shkëlqyer. Unë shikoj edhe videot e Baresi e Maldini. Shkolla italiane e mbrojtësve është gjithmonë më e rëndësishmja“.

De Ligt i paralajmëron bardhezinjtë në funksion të përballjes së dyfishtë të mesit të prillit, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve: Juventusi është një skuadër e madhe, por ne besojmë në kalimin e raundit çerekfinal të Ligës së Kampioneve. Jemi më të rinj dhe kemi më pak presion. Cristiano Ronaldo është një nga më të mirët në botë dhe me të, Juventusi është më i fortë, por është interesante ta sfidosh atë. Mos harroni se kemi Tadiç, CR7 tonë“.

Related posts

Shqipëri-Ukrainë / Kuqezinjtë në kërkim të golit, Panuçi hedh në fushë Arlind Ajeti

Sadik.Autor

Festimet me shqiponjë/ Xhaka dhe Shaqiri rrezikojnë dënimin nga FIFA

Isa.Autor

NDODH GJITHÇKA NË FINALEN E ÇMENDUR/ Sherr masiv dhe penallti e humbur në minutën e 125-të, SHBA ngre trofeun

Delo.autor

Leave a Comment