Futboll La Liga Sport

PASI ANALIZOI SITUATËN E REAL MADRIDIT/ Marcelo qartëson idenë e tij për të ardhmen, ja çfarë vendos

Marcelo ka marrë të gjithë kohën e nevojshme për të qartësuar idetë e tij për të ardhmen dhe brazilianit i është kthyer buzëqeshja dhe shpresa me rikthimin e Zinedine Zidane në krye të Real Madridit.

Për këtë, “AS” ka bërë me dije se Marcelo ka analizuar të gjithë situatën dhe ka vendosur që të qëndrojë te “Los Blancos”, të paktën deri në vitin 2022, kur i përfundon kontrata.

Mbrojtësi i majtë ishte i zhgënjyer me atë që po ndodhte në skuadër, teksa trajner ishte Santiago Solari dhe ftesa që Cristiano Ronaldo i bënte nga Italia thuajse e bindi atë të largohet për te Juventus në merkaton e verës.

Për më tepër që Marcelo zhvilloi edhe një takim me menaxherin e përgjithshëm të Realit, José Ángel Sánchez, të cilin e vuri në dijeni se në situatën që ishte do të largohej nëse në drejtim të tij vjen një ofertë e duhur.

Gjithsesi ardhja e Zidane ndryshoi gjithçka. Që në momentin kur Zidane u prezantua si trajneri i ri, Marcelo dhe Isco dolën në stërvitje ditën e nesërme edhe pse e gjithë skuadra ishte pushim. Një sinjal i qartë për besimin që të dy kanë tek francezi.

Në një takim të mëvonshëm mes lojtarit dhe trajnerit, Zidane i bëri të qartë se e konsideron atë pjesë të projektit të tij për të ardhmen dhe Marcelo i ka premtuar se do të qëndrojë dhe të japë më të mirën e tij.

Këtë e ka treguar në pushimin që klubet kanë pasur si pasojë e impenjimit të ndeshjeve të kombëtareve, teksa Marcelo nuk u grumbullua me Brazilin dhe këtë kohë e ka shfrytëzuar duke u stërvitur fort për të ardhur në formën e tij më të mirë.

Në anën tjetër Zidane e ka të qartë: Marcelo është lojtar titullar dhe ashtu do të ndodhë edhe në ndeshjen ndaj Huesca.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Interi bind mesfushorin e “Topçinjëve” ti bashkohet në…

Isa.Autor

FUTBOLLISTI I KOMBËTARES ËSHTË PA EKIP/ Ivan Balliu shumë pranë transferimit në Angli tek klubi…

Delo.autor

REKORDET NDJEKIN RONALDON/ Ylli portugez thyen legjendën Gert Myler, shkruan historinë nga Arabia

F.autor

Leave a Comment