Futboll Premier League Sport

ZBULON DY “TË PAPREKSHMIT E KLUBIT”/ Solskjaer: Ata janë jetikë për të ardhmen tonë…

Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar Manchester Unitedit të mbajë me patjetër Paul Pogba dhe Marcus Rashford, duke thënë se ata kanë një rol jetik në skuadër. Pogba është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madridi. Madje, francezi ka pranuar javën e kaluar se ka ëndërruar gjatë për të luajtur me gjigantët spanjollë, nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Rashford, ndërkohë, thuhet se ka tërhequr interesin e Barcelonës, edhe pse “Sky Sports” ka raportuar se sulmuesi anglez është gati të lidhë marrëveshje të re me “Djajtë e Kuq”, pasi Solskjaer u emërua trajner i përhershëm këtë javë. Të dy lojtarët kanë qenë në formë shumë të mirë, pasi iku Mourinho, secili duke shënuar nga 6 gola në Premier League, nën drejtimin e trajnerit norvegjez.

Solskjaer beson se Pogba dhe Rashford do të mbeten pjesë integrale e skuadrës për një kohë të gjatë: Ata janë jetikë për të ardhmen tonë. Ju më keni pyetur për lojtarët, rreth të cilëve dua ta ndërtoj Manchester United tim. Ata të dy janë të tillë“. 

Kur u pyet, nëse dy lojtarët në fjalë mund t’i arrijnë qëllimet e tyre të karrierës në “Old Trafford”, trajneri u përgjigj: Unë besoj se po. Ky është qëllimi ynë si klub, që të arrijmë atë që kemi bërë në të kaluarën. Kjo është pritshmëria këtu. Sigurisht, ne shpresojmë të ndërtojmë një skuadër mjaft të fortë, e denjë për historinë e klubit“.

Solskjaer shpreson që Manchester United ta bindë Ander Herrera që të zgjasë qëndrimin përtej këtij sezoni në “Old Trafford”, teksa bisedimet me mesfushorin spanjoll vazhdojnë: Ne duam lojtarët më të mirë në këtë klub. Le të shpresojmë që palët do të gjejnë një marrëveshje. Ne do të kemi një skuadër të fortë në sezonin e ardhshëm dhe Ander ka qenë shumë i mirë, që kur kam ardhur si trajner”.

Related posts

DËSHIRON YLLIN E ARSENALIT/ Klubi turk Basaksehir do të bëjë çmos për ta transferuar Ozilin

Isa.Autor

JO VETËM RONALDO/ I biri po mahnit Italinë me gola SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMFOI NDAJ BYLIS ME GOLEADË/ Trajneri Mema: Formacioni fitues s’ndryshohet, vendin e titullarit…

Delo.autor

Leave a Comment