Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Drejtori i Interit takim me klubin e Barcelonës, përcaktohet çmimi për dy “katalanasit”

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka udhëtuar drejt Barcelonës në ndeshjen që katalanasit fituan 5-1 ndaj Lyon për Champions League.

Pas ndeshjes, Ausilio është takuar me përfaqësuesit e klubit “Blaugrana”, Eric Abidal dhe Ramon Planes, me të cilët ka diskutuar për dy mesfushorë: Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.

Barcelona i ka bërë të qartë se për Rakitic duan të paktën 60 milionë euro, edhe pse ai mbush 32-vjeç. Gjithsesi ai mbetet një nënkampion bote me Kroacinë.

Alternativa tjetër, Arturo Vidal konsiderohet si një zgjedhje e dytë dhe katalanasit iu kanë bërë me dije se atë mund ta lënë të largohet për 25 milionë euro. Kiliani mbetet një dëshirë e zikaltërve edhe pse ai do jetë 32 vjeç sezonin e ardhshëm dhe në të shkuarën ka veshur fanellën e Juventusit.

Tashmë topi kalon në anën e Inter, teksa Ausilio është takuar me Beppe Marotta dhe pritet që të deri në fund të sezonit të marrin edhe vendimet në lidhje me strategjinë që do të ndjekin në merkato, të ndikuar edhe nga ecuria në kampionat.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Zhbllokohet super sfida, Bushiç kalon në avantazh vendasit (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona frikëson Inter-in, gati të përfitojë nga vështirësitë e “Zikaltërve”…

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Valencia-Real Madrid. Rezultati 4-1

Delo.autor

Leave a Comment