Futboll Kategoria Superiore Sport

POLEMIKAT PAS NDESHJES KUKËSI-PARTIZANI/ Klubi Verilindor: Komisioni i Disiplinës të marrë masa për…

Vazhdojnë polemikat pas takimit Kukësi-Partizani të përfunduar me rezultatin 1-1. Klubi verilindor ka dalë një deklaratë publike ku ka kërkuar nga Komisioni i Disiplinës të marrë masa për tifozët e Partizanit që kanë ofenduar presidentin Gjici, por edhe për Asanin. Më poshtë deklarata e plotë e klubit:

“Futboll Klub Kukësi dënon ashpër gjestet anti-sportive të manifestuara gjatë ndeshjes së djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tifozëria e Partizanit, ashtu sikurse kishte paralajmëruar në media dhe rrjetet sociale, u soll në mënyrë të pakulturuar e anti-sportive gjatë ndeshjes FK Kukësi – FK Partizani.

I gjithë publiku shqiptarë, në këtë ndeshje e cila ishte një nga më të rëndësishmet e Superligës, pa me sy dhe dëgjoi me veshë ulurimat dhe sharjet në grup të tifozërisë së Partizanit në drejtim të presidentit të FK Kukësit, zotit Safet Gjici.

Klubi i FK Kukësit, duke qenë ekip pritës në këtë përballje për Javën e 26-të të Kategorisë Superiore, pagoi 5 milionë lekë (të vjetra) për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në stadiumin “Loro Boriçi” dhe, sikurse i takon çdo skuadre e cila organizon ndeshjen, vendosi çmimet e biletave të njëjta për të dyja tifozëritë.

Tifozët e Partizanit u lëshuan në kore duke ofenduar Presidentin e Kukësit si dhe  duke hedhur monedha të modifikuara me foton e numrit një të klubit tone, duke cënuar kështu dhe imazhin e zotit Gjici.

Lojtari i cili shënoi golin e barazimit për skuadrën e Partizanit u soll në mënyrë të pakulturuar, duke hequr bluzën dhe duke i’u drejtuar në mënyrë fyese me gisht Presidentit të Klubit organizator.

Ndaj tifozëve, stafit dhe lojtarëve të Partizanit nuk pati asnjë fyerje nga ana e Klubit tonë apo tifozëve kuksianë, duke qenë konform rregullave dhe FAIR-PLAY –t.

Ndaj kërkojmë që ‘Komisioni i Disiplinës’ pranë FSHF-së të marrë masa për dënimin këtyre veprimeve të shëmtuara në stadiumet tona.

I bëjmë thirrje dhe opinionit publik që të distancohet e të ndëshkojë rastet e lartëpërmendura.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi i kombëtares drejt ekipit prestigjoz në Spanjë

Isa.Autor

FSHF PUBLIKON ÇMIMET/ Ja sa kushtojnë biletat kundër Islandës

F.autor

KATAR 2022/ Botërori sjell miliona, ja sa humbet Italia nëse nuk kualifikohet…

Delo.autor

Leave a Comment